John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pranoi të martën se ishte i përfshirë në planifikimin e grusht shteteve në vendet e huaja.
Bolton zbuloi këto informacione befasuese gjatë një interviste me prezantuesin e CNN, Jake Tapper ndërsa fliste për sulmin e 6 janarit 2021 nga mbështetësit e Trumpit në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së, duke vënë në dukje se është e gabuar të pretendohet se Trump orkestroi një "grusht shteti të planifikuar me kujdes kundër Kushtetutës" atë ditë.
"Gabim është, siç kanë thënë disa njerëz, përfshirë ata në Komitet (Dhomën e Përfaqësuesve), se ky ishte një grusht shteti i planifikuar me kujdes për të rrëzuar Kushtetutën. Donald Trump nuk vepron kështu" tha ai, duke iu referuar komisioni për hetimin e ngjarjeve të 6 janarit.
Bolton tha se sulmi ndaj Kongresit ishte rezultat se ish-presidenti i atëhershëm Trump 'mori në thua' nga një ide në tjetrën.
"Si dikush që ndihmoi në planifikimin e një grushti shteti, jo këtu, por, e dini, në vende të tjera, duhet shumë përpjekje. Dhe ai nuk e bëri këtë", tha Bolton, duke shtuar:
"Përfundimisht ai i lejoi protestuesit në Kapitol. Nuk ka dyshim për këtë. Trump nuk e bëri këtë për të përmbysur Kushtetutën, ai e bëri këtë për të blerë pak kohë për t'i rikthyer gjërat në nivelin shtetëror për të provuar zgjidhjen e problemit".
Ai më vonë përmendi Venezuelën si shembull në librin e tij dhe tha: "Në libër shkrova për (grushtin e shtetit në) Venezuelën dhe doli se nuk ishte i suksesshëm".
Sulmi në Kapitol ndodhi më 6 janar 2021, kur një grup i madh protestuesish që mbështesnin presidentin e atëhershëm të SHBA-së, Trump, sulmuan ndërtesën, duke djegur barrierat e sigurisë dhe duke pushtuar pjesë të ndërtesës për disa orë.
Trazirat u nxitën nga komentet që Trump bëri në një tubim të mëparshëm. Hyrja ndërpreu seancën e përbashkët të Kongresit ku po numëroheshin votat e Kolegjit Zgjedhor për të konfirmuar fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, dhe çoi në evakuimin dhe mbylljen e ndërtesës.
Përleshjet që pasuan lanë të vdekur disa persona ndërsa Trump u akuzua për nxitje të dhunës vdekjeprurëse.
13 Kor 2022
Ish-këshilltari i presidentit Tramp, e pranoi organizimin e grusht shteteve
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pranoi të martën se ishte i përfshirë në planifikimin e grusht shteteve në vendet e huaja
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.