Një studim i grupit mysliman në Amerikë ka zbuluar rritje prej 72% të kërkesave për ndihmë nga ai prej anës së prindërve dhe studentëve që përjetojnë krizë islamofobie në shkollat publike në shtetin e Massachusetts.
Keqtrajtimi i nxënësve myslimanë në shkollën “Massachusetts” është i “shpërhapur” dhe “problem sistemor”, thonë nga Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (KMAI).
Një studim i grupit mysliman në Amerikë ka zbuluar rritje prej 72% të kërkesave për ndihmë nga ai prej anës së prindërve dhe studentëve që përjetojnë krizë islamofobie në shkollat publike në shtetin e Massachusetts.
Keqtrajtimi i nxënësve myslimanë në shkollën “Massachusetts” është i “shpërhapur” dhe “problem sistemor”, thotë Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (KMAI) në kumtesën e tij të publikuar së fundmi për të drejtat civile të vitit 2022 “Përmbushja e nevojave në ndryshim”.
“Djemtë myslimanë rëndom ankoheshin që ishin të disiplinuar padrejtësisht, për ç’gjë ata dyshojnë se është si rrjedhojë e identitetit të tyre mysliman, gjersa vajzat myslimane raportonin se shkollat e tyre kanë dështuar së mbrojturi ato nga ngacmimet e pamëshirshme duke i targetuar ato dhe mbulesën e tyre. Që të dyja janë të shpërhapura dhe probleme sistemore”, thuhej në kumtesë.
KMAI-MA thotë që ka pranuar 124 kërkesa për ndihmë juridike në 2022 – një rënie prej 24% nga viti 2021.
Kumtesa po ashtu ka zbuluar “një rritje brengosëse prej 33% në telefonatat për krime urrejtjeje dhe ngacmime” – pas një rënie të njëtrajtshme për pesë vitet e fundit.
Drejtoresha ekzekutuese e KMAI-MA, Tahirah Amatul-Wadud mëton se arsimi është kritik për ndërtimin e një shoqërie të gjallë dhe me mirëqenie.
Megjithatë, ajo theksoi se kumtesa dokumenton përvojat shqetësuese dhe traumatike që një shumicë e fëmijëve myslimanë në Massachusetts përballen çdo ditë.
“Ne do vazhdojmë t’i pajisim prindërit me veglat e nevojshme për të komunikuar me administratorët shkollorë dhe t’i fuqizojmë të rinjtë tanë të organizohen dhe të avokojnë për politika proaktive në shkollat e tyre.” tha Arnatul-Wadud.
Barbara Dougan, drejtoresha ligjore e KMAI-MA, pohon përkushtimin e tyre të patundur për ruajtjen e të drejtave civile të myslimanëve.
“Ne ngelemi thellësisht të përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave civile të myslimanëve që të jetojnë pa frikë, të adhurojnë pa ndëshkim dhe të mësohen të jetojnë pa ngacmime”, tha Dougan.