Nata e Kadrit, ose Lejletul-kadr, do të nisë sonte me namazin e akshamit, ndërsa në xhamitë në mbarë Bosnje-Hercegovinën dhe diasporën do të shënohet me programe përkatëse.
Me këtë rast, për Agjencinë MINA ka folur kryetari i Xhamisë së Bashkësisë Islame në Slloveni, Myftiu i Lubjanës Nevzet ef. Porić.
"Lindja e Muhamedit, paqja qoftë mbi të, ndodhi në një periudhë të errët të shoqërisë arabe e cila ishte zhytur thellë në negativitetin e qytetërimit njerëzor. Jeta e Profetit, paqja qoftë mbi të, ishte dukshëm e ndryshme nga jeta e bashkatdhetarëve të tij, sepse rrezatonte moral, humanizëm dhe ndershmëri. Zoti i Madhërishëm po e përgatiste për ngjarjen më madhështore, pranimin e Shpalljes së Kuranit, që ndodhi në Natën e Kadrit” kujtoi myftiu.
Ai theksoi se nata e Kadrit shënoi pikën e kthesës së qytetërimit njerëzor, "i cili u ngrit nga nivelet më të ulëta në nivelet e larta të sundimit, sepse Kurani e fisnikëroi njeriun dhe e ngriti në nivele më të larta, duke e ndarë atë nga bota e kafshëve."
Nata e Lejletul-Kadrit shënoi pikën e kthesës së qytetërimit njerëzor, "i cili u ngrit nga nivelet më të ulëta në nivelet e larta të sundimit (zotësisë) sepse Kurani e fisnikëroi njeriun dhe e ngriti në nivele më të larta, duke e ndarë atë nga bota e kafshëve.
Muhamedit, paqja dhe mëshira qofshin mbi të, iu caktua edhe vendi i përfaqësuesit (kalifit) të Zotit në Tokë.
Fillimi i Shpalljes së Kuranit i obligoi myslimanët të studiojnë, të lexojnë, të hulumtojnë, të mendojnë dhe të mësojnë. Dhe jo vetëm kaq, por Shpallja e Kuranit i detyroi ata të vëzhgojnë dhe të depërtojnë si në botën e përgjithshme, ashtu edhe në botën e tyre.
Kurani i kërkon njeriut të thellohet në ligjshmërinë e gjithçkaje që është krijuar, ligjshmërinë e origjinës së botës dhe mbijetesën e saj. Këto ishin mesazhet e para të Natës së Kadrit. Kurani e vërteton këtë në disa vende dhe na sjell një kapitull të veçantë për këtë natë.
Përveç kësaj, në ajetet kuranore kur Zoti i Madhëruar flet për agjërimin dhe Ramazanin, na bën me dije se Shpallja e Kuranit filloi në muajin e Ramazanit. Prandaj, përfitimet e kësaj nate janë të pamatshme”, tha Porić.
Ai deklaroi se Nata e Kadrit është theksuar në Kuran në dy vende - suren El-Kadr dhe suren Ed-Duhan dhe se Suneti i kushton vëmendje të veçantë asaj.
Në praktikën e tij profetike, Muhamedi, paqja qoftë mbi të, theksoi veçanërisht rëndësinë e të tretës së fundit të muajit të Ramazanit, që përfshin këtë natë të bekuar.
“Ai kurrë nuk e përcaktoi se cila natë ishte nata e Kadrit, por u rekomandoi ndjekësve që ta kërkonin atë në netët teke të së tretës së fundit të muajit të Ramazanit”, tha myftiu.
Porić ka theksuar se Lejletul-kadr mbart shumë rezultate dhe mesazhe historike.
“Mjafton të përmendim si rezultatin më të madh paraqitjen e Kuranit dhe shpalljen e tij si fjala e fundit e Zotit drejtuar njeriut, i cili u la të hartojë jetën e njeriut gjatë historisë së ardhshme si dhe gjithçka që lidhet me atë në botën në të cilën jeton, humanizmin, sjelljen, dashurinë, paqen, lirinë, drejtësinë dhe të vërtetën dhe se Kurani lufton kundër negativitetit, padrejtësisë, dhunës dhe çdo gjëje që nuk është njerëzore dhe që është e kotë për njeriun dhe mjedisin e tij”, tha Porić.
Në Natën e Kadrit, besimtarët kërkojnë paqen dhe përmes thirrjeve dhe lutjeve i drejtohen Zotit të botëve me shpresën se ai do të marrë kërkesat e tyre dhe ibadetet e tjera, shtoi myftiu. Ai theksoi se besimtarët e kalojnë Natën e Kadrit në namaz, duke menduar dhe studiuar Kur'anin, duke kërkuar afërsinë e Zotit dhe thellësinë shpirtërore të besimit.
“Besimtarët i drejtohen transformimit të brendshëm dhe kërkojnë kuptimin e jetës së tyre. Kjo natë i inkurajon ata që të lidhen me Zotin në një nivel më të lartë dhe të mendojnë për veprimet dhe ëndrrat e tyre”, theksoi myftiu Porić.
Ai tha se frymëzimi i sjellë nga kjo natë nuk është vetëm i përkohshëm, por duhet të na inkurajojë që vazhdimisht të përpiqemi për t'u afruar me Zotin.
"Nata e Kadrit duhet të jetë një frymëzim i përhershëm që na kujton Zotin e botëve dhe lidhjen tonë me Të. Duhet të kujtohemi të fokusohemi në rritjen tonë të brendshme, dashurinë për fqinjët tanë dhe kërkimin e kuptimit të jetës. Nata e Kadrit, një ngjarje që i kushtohet shkollës dhe arsimit të përgjithshëm, me qëllim të promovimit të shkencës si imperativ për myslimanët deri në Ditën e Gjykimit.
Mesazhet e Natës së Kadrit janë edukimi, paqja dhe humanizmi. Lejletul-Kadr na frymëzoftë që të jemi njerëz më të mirë dhe të përhapim dashuri dhe paqe rreth nesh, siç bëri Profeti Muhamed, paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të”, përfundoi Porić.