Italia po përgatit paketën e saj të dhjetë të armëve për Ukrainën, njoftoi media shtetërore.
Paketa do t’i mundësojë Italisë të vazhdojë furnizimin me armë dhe pajisje për Ukrainën deri në vitin 2025, tha agjencia shtetërore e lajmeve ANSA, duke cituar burime qeveritare.
Paketa më e fundit që u miratua në korrik përfshinte sigurimin e sistemit të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë “SAMP-T”.
Italia është një nga furnizuesit kryesorë të armëve të Ukrainës, por ka theksuar vazhdimisht se armët që ajo ofron mund të përdoren vetëm brenda territorit ukrainas dhe jo për sulme në tokën ruse.
AA