Komandanti i Forcave Tokësore të ushtrisë izraelite, gjeneralmajori Tamir Yadai, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij të cilën e ka ushtruar prej 3 vitesh.
Gazeta "The Times of Israel" raportoi se gjeneralmajori Tamir Yadai, komandanti i Forcave Tokësore me detyrë në ushtrinë izraelite prej 3 vitesh, ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.
Sipas gazetës në fjalë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm Herzi Halevi dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant kanë miratuar kërkesën për dorëheqjen e gjeneralmajorit.
Gjeneralmajori Yadai pas miratimit të kërkesës për dorëheqje do të qëndrojë si komandant i Forcave Tokësore deri në zëvendësimin e tij, por do të jetë me leje.
AA