Izraeli do ta ratifikojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza të premten

Izraeli do ta ratifikojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza të premten

Transmetuesi publik izraelit KAN njoftoi lajmin në X, duke cituar nje zyrtar.
Izraeli do ta ratifikojë marrëveshjen e armëpushimit në Gaza të premten           / Foto: AA

Kabineti izraelit do të mblidhet herët të premten për të ratifikuar marrëveshjen e armëpushimit dhe të shkëmbimit të pengjeve me fraksionet palestineze në Rripin e Gazës.

Autoriteti i Transmetimit i Izraelit KAN njoftoi lajmin në X, duke cituar një zyrtar.

Ndërkaq, Izraeli ditën e enjte shtyu mbledhjen e kabinetit për miratimin e marrëveshjes së armëpushimit duke akuzuar Hamasin për ndryshimin e disa dispozitave të marrëveshjes, duke njoftuar se "kabineti izraelit nuk do të mblidhet derisa Hamasi të njoftojë ndërmjetësuesit se i pranon të gjitha dispozitat e marrëveshjes".

Në anën tjetër, anëtari i Byrosë Politike të Hamasit, Izzat al-Risheq, deklaroi se i qëndrojnë marrëveshjes.

Marrëveshja, e shpallur nga Katari të mërkurën, do të hyjë në fuqi të dielën.

TRT Balkan / agjencitë