OKB-ja ka bërë thirrje që të gjitha shtetet të respektojnë lirinë e mediave pas protestave ndaj Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken, nga dy gazetarë lidhur me gjenocidin në Rripin e Gazës gjatë një konference për media.
Duke iu përgjigjur pyetjes së Anadolu për incidentin, zëdhënësi i dytë i OKB-së, Farhan, tha se nuk dihet ende për detajet e protestave.
“Por, është e qartë që ne presim që të gjitha shtetet të respektojnë të drejtat e të gjithë gazetarëve,” tha ai gjatë një konference për media.
Gazetari amerikan Max Blumenthal protestoi ndaj deklaratave të Blinken në fillim të konferencës dhe tha se 300 gazetarë në Gaza ishin sulmuar nga bombat amerikane.
“Pse vazhduat të dërgoni bomba kur ne kishim një marrëveshje në maj, të gjithë e dinim që kishim një marrëveshje. Çdo njeri në këtë dhomë e di që kishim një marrëveshje, Toni, dhe ju vazhdonit të dërgonit bomba. Pse e sakrifikuat rendin që bazohet në rregulla në emër të angazhimit tuaj ndaj sionizmit?” bërtiti Blumenthal.
Një tjetër gazetar, Sam Husseini, gjithashtu protestoi ndaj Blinken dhe u largua me forcë nga dhoma e konferencës pas ndërprerjes së konferencës për media.
Husseini e përkufizoi Blinken si “kriminel”.
“Çdo njeri nga Amnesty International te Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po thotë se Izraeli po bën gjenocid dhe shfarosje dhe ti më thua të respektoj procesin? Pse nuk je në Hagë?” u shpreh Husseini.