Displaced Palestinians shelter in a tent camp in Rafah / Photo: Reuters

Izraeli planifikon të vendosë 10.000 tenda në afërsi të Rafahut brenda dy javësh, përpara një pushtimi tokësor në Gaza, ka pretenduar transmetuesi publik izraelit - KAN. Sipas raportit të së hënës, në të njëjtën zonë, e cila shtrihet në jug të Rripit të Gazës, më tutje, planifikohen të vendosen edhe 30.000 tenda shtesë, si dhe se procesi i evakuimit të palestinezëve nga Rafah do të zgjaste shumë. Raporti shtoi se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tha javën e kaluar se "data për sulmin tokësor në Rafah ishte e përcaktuar" , "e shtyu" këtë hap. Rafah është vendi ku u strehuan palestinezët Qyteti i Rafahut, i vendosur në jug të Gazës në kufirin me Egjiptin, ishte shtëpia e rreth 280.000 palestinezëve përpara sulmeve izraelite. Për shkak të sulmeve të Izraelit më 7 tetor, rreth 1,9 milion njerëz u zhvendosën në Rripin e Gazës, i cili ka një popullsi prej 2,3 milionë banorësh. Shumica e palestinezëve të zhvendosur u strehuan në Rafah, për të cilin Izraeli më parë kishte pretenduar se ishte "vend i sigurt". Me ardhjet nga rajonet veriore, popullsia e Rafahut u katërfishua, duke arritur në 1,5 milion. Shumica e palestinezëve që u strehuan në Rafah për shkak të mungesës së strehimit të mjaftueshëm po luftojnë për të mbijetuar në tenda të improvizuara. Ushtria izraelite ka në shënjestër qytetin e Rafahut me sulme të shpeshta ajrore, e nëse Izraeli fillon një sulm tokësor në qytetin Rafah, civilët nuk do të kenë strehim në Rripin e Gazës.

Më 9 shkurt, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu udhëzoi ushtrinë izraelite dhe shërbimet e sigurisë që të "përgatitnin një plan për të sulmuar Rafahun".

AA