Izraeli pranoi se palestinezi që u vra mbante një biçikletë, jo një raketë. / Foto: AA Archive

Ushtria izraelite pranoi se palestinezin që e qëlluan dhe e vranë me dron në rajonin Zeitoun në veri Gazës, me arsyetimin se ai "kishte një raketë hedhëse", në të vërtetë mbante një biçikletë.

Më 3 mars, ushtria izraelite publikoi pamjet me dron të një prej dy personave që lëviznin mes rrënojave në rajoni Zeitoun duke u shënjestruar për gjoja se mbanin një raketë lëshuese.

I pyetur nga korrespondenti i Agjencisë Anadolu, zëdhënësi i ushtrisë izraelite pranoi se palestinezi i vrarë nga një dron luftarak me shpjegimin se mbante një raketë hedhëse, në fakt mbante një biçikletë.

Duke vënë në dukje se rajoni në fjalë është një fushë beteje dhe se njësitë ushtarake kanë luftuar shumë përleshje me njerëz të armatosur të lidhur me Hamasin, zëdhënësi tha se zona e shënjestruar nga droni izraelit ishte përdorur më parë nga persona të armatosur për të kontrabanduar armë dhe për të kryer sulme.

Zëdhënësi kërkoi falje për "përfundimin e gabuar", duke pretenduar se ushtria izraelite e kishte identifikuar personin në biçikletë si dikush që mbante një raketë hedhëse dhe se vendimi për të goditur bazohej në një vlerësim aktual të situatës.

Zëdhënësi tha se ngjarja i është përcjellë njësisë kompetente që po heton situatat emergjente.

TRT Balkan / agjencitë