Izraeli prapë godet selinë e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se ushtria izraelite goditi qendrën e Rripit të Gazës së bllokuar në qytetin Khan Younis dhe se 7 persona u plagosën nga sulmi.

Në deklaratën me shkrim të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze thuhet se ushtria izraelite ka shënjestruar katin e 5-të të selisë së tyre në Khan Younis.

Si pasojë e sulmit janë plagosur 7 palestinezë të cilët janë zhvendosur dhe janë strehuar në qendër. Nuk u dhanë detaje nëse ushtria izraelite shënjestroi qendrën me zjarr artilerie apo sulme ajrore.

Në videon e publikuar nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze shihet tymi që ngrihet nga qendra. Thuhet se 14 mijë palestinezë të zhvendosur janë strehuar në qendrën e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Yunus.

Forcat izraelite sulmuan selinë e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze në Khan Younis më 2 janar. Në këtë sulm u vranë 5 palestinezë, ndërsa 3 të tjerë u plagosën.

TRT Balkan / agjencitë