Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi provincën Ishikawa të Japonisë.
Tërmeti ndodhi në orën 6:31 të mëngjesit të sotëm sipas kohës lokale, në qytetin Suzu në bregun verilindor të Gadishullit Noto, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.
Gadishulli Noto u godit nga një tërmet me magnitudë 7,6 ballë në ditën e Vitit të Ri, tërmet në të cilin humbën jetën 260 persona dhe më shumë se 3 mijë njerëz ende jetojnë në strehimoret e evakuimit.
Lëkundjet e reja u regjistruan në një thellësi prej 10 kilometrash dhe nuk shkaktuan paralajmërim për cunami.
Të paktën pesë shtëpi u dëmtuan në qytetin historik Wajima, raportoi "Kyodo News" me seli në Tokio. Deri më tani nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar.
Tërmeti u ndje në provincën Ishikawa dhe në provincat fqinje, përfshirë Fukui dhe Niigata, ndërsa në rajon vazhdojnë të raportohen pasgoditje.