Çmimi Nobel për fizikën për vitin 2024 u është dhënë John J. Hopfield dhe Geoffrey E. Hinton.
Ata u shpërblyen për "zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale", njoftoi të martën Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.
"John Hopfield krijoi një memorie shoqëruese që mund të ruajë dhe rindërtojë imazhe dhe lloje të tjera modelesh në të dhëna. Geoffrey Hinton shpiku një metodë që mund të gjejë në mënyrë autonome vetitë në të dhëna dhe kështu të kryejë detyra të tilla si identifikimi i elementeve specifike në foto," tha akademia në një deklaratë.
TRT Balkan / agjencitë