Një anketim i kryer në SHBA ka zbuluar se 59 për qind e votuesve republikanë duan të shohin ish-presidentin Donald Trump si kandidat në zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.
Sipas rezultateve të anketës, 59 për qind e votuesve republikanë që kanë marrë pjesë në anketën e kryer së bashku nga USA Today dhe Ipsos, duan ta shikojnë Trump-in si kandidat i partisë së tyre në vitin 2024 dhe se 41 për qind kanë theksuar që në vend të Trump-it duan të shikojnë një kandidat tjetër.
Po ashtu 82 për qind e votuesve republikanë kanë shprehur mendimin se Trump mund të fitojë zgjedhjet 2024 në rast se bëhet kandidat.
Në anën tjetër, 44 për qind e votuesve demokratë, kanë shprehur mendimin e tyre se në vitin 2024 dëshirojnë të shikojnë kandidat presidentin aktual Joe Biden, dhe se 56 për qind e tyre kanë shprehur mendimin se partinë duhet ta përfaqësojë një kandidat tjetër.
29 Gus 2022
Votuesit republikanë preferojnë Trump të rikandidojë për president në 2024
Anketa e realizuar nga USA Today dhe Ipsos, tregon se 82 për qind e të anketuarve mendojnë se ish-presidentit Trump mund përsëri të kthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.