Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka pretenduar se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën po të ishte grua, duke argumentuar se lufta ishte një "shembull i përsosur i maskulinitetit toksik".
Në një intervistë me kanalin televiziv gjerman ZDF, Johnson e përshkroi pushtimin e Putinit në Ukrainë si "të çmendur dhe maço".
Duke përmendur gjininë e Putinit si një faktor kontribues në konflikt, Johnson tha se, "Po të ishte Putini grua, gjë që ai padyshim nuk është, ai nuk do të përfshihej në një luftë pushtuese të çmendur, maço dhe dhunuese".
Ai theksoi se më shumë gra duhet të jenë në pozitat e pushtetit. Me tej Johnson shtoi se, "Nëse doni një shembull të përsosur të maskulinitetit toksik, kjo është ajo që ai bëri në Ukrainë".
Johnson shtoi gjithashtu se megjithëse udhëheqësit e G7-tës po punojnë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, aktualisht nuk ka asnjë marrëveshje.
29 Qer 2022
Jonson: Po të ishte Putini grua, nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën
Ende s'ka asnjë marrëveshje për fundit e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Kurti telefonon Erdoğanin, diskutojnë rreth bisedimeve me Serbinë
Më datën 3 shkurt, në Istanbul, sipas Zyrës së Kryeministrit, është zhvilluar një takim tejet produktiv mes Kurtit dhe Erdoğanit, i cili do të shërbejë për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe miqësisë së përhershme në mes të dyja vendeve.