Kanadaja njoftoi se do të dërgojë më shumë se 800 mjete ajrore pa pilot (UAV) të prodhimit vendas në Ukrainë.
Në njoftimin e bërë nga Ministria kanadeze e Mbrojtjes, thuhet se më shumë se 800 dronë të modelit SkyRanger R70 do të dërgohen në Ukrainë.
Gjithashtu, theksohet se dronët, vlera totale e të cilëve është mbi 70 milionë dollarë, do të kontribuojnë në mbrojtjen e Ukrainës.
Në njoftim theksohet se dronët janë të një rëndësie kritike në mbledhjen e inteligjencës dhe thuhet se këto automjete mund të përdoren edhe për transportimin e materialeve.
Përndryshe, Kanadaja thotë se këta dronë do të ndihmojnë trupat ukrainase të njohin çdo burim nxehtësie nga një distancë e gjatë, veçanërisht në errësirë dhe kushte të këqija atmosferike.
TRT Balkan / agjencitë