Kievi është sulmuar nga “dronë kamikaze”, tha shefi i shtabit të presidentit ukrainas Andriy Yermak pasi u dëgjuan disa shpërthime në lagjen qendrore Shevchenkivsky të kryeqytetit.
“Rusët mendojnë se do t’u ndihmojë kjo, por kjo tregon dëshpërimin e tyre”, tha ai në rrjetet sociale.
Më herët janë dëgjuar disa shpërthime në Kiev, pikërisht një javë pas sulmeve me raketa ruse në kryeqytetin ukrainas.
Tri shpërthime ndodhën midis orës 6:35 dhe 6:58 të mëngjesit. Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan pak para shpërthimit të parë.
Raportet e agjencive të lajmeve njoftojnë se deri më tani nuk janë regjistruar viktima në njerëz. Sulmi i sotshëm me dronë kamikaz në Kiev, vjen saktësisht një javë pasi raketat ruse e goditën kryeqytetin e Ukrainës.
Rajoni i Donetskut të Ukrainës sheh luftime të ashpra - Zelenskyy
Luftimet e ashpra po zhvillohen rreth dy qyteteve në rajonin Donetsk të Ukrainës, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy.
“Pikat kryesore të nxehta në Donetsk janë Soledar dhe Bakhmut,” tha Zelenskyy në videofjalimin e tij të natës. dhe shtoi se aty po zhvillohen luftime shumë të rënda.
Qyteti i Bakhmut ka qenë objektivi i radhës i forcave të armatosura ruse në përparimin e tyre të ngadaltë nëpër rajonin e Donetskut që kur pushtuan qytetet kryesore industriale të Lysychansk dhe Sievierodonetsk në qershor dhe korrik.
Konflikti Rusi-Ukrainë shtyn 4 milionë fëmijë në varfëri - OKB
Sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat ekonomike që rezultuan kanë sjellë katër milionë fëmijë në varfëri në gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, tha agjencia e OKB-së për fëmijë.
“Fëmijët po mbajnë barrën më të rëndë të krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë”, tha UNICEF.
“Rusia përbën gati tri të katërtat e rritjes totale të numrit të fëmijëve që jetojnë në varfëri për shkak të luftës në Ukrainë dhe krizës së kostos së jetesës në gjithë rajonin, me 2.8 milionë fëmijë të tjerë që tani jetojnë në familje nën linjën e varfërisë”, ka gjetur UNICEF.