Kina dërgon një ekip të ri paqeruajtës në Liban         / Foto: AA

Kina ka dërguar një kontigjent të ri paqeruajtëssh për t'u bashkuar me Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL), sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dhe raporteve të mediave shtetërore të shtunën.

Grupi i dytë i personelit nga kontingjenti i 23-të paqeruajtës i Kinës mbërriti me sukses në Libanin jugor të enjten, ku u bashkuan me grupin e parë tashmë në zonën e misionit, raportoi Global Times.

Një total prej 410 personelë kinezë do të shërbejnë në Liban për një vit, duke marrë përgjegjësitë nga kontingjenti i 22-të. Detyrat e tyre përfshijnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, ofrimin e ndihmës humanitare dhe kryerjen e projekteve të ndërtimit në rajon.

Që nga viti 2006, më shumë se 7.000 paqeruajtës kinezë janë vendosur në Liban si pjesë e UNIFIL, një mision i krijuar për të monitoruar ndërprerjen e armiqësive pas konfliktit të vitit 2006 midis Izraelit dhe Hezbollahut.

TRT Balkan / agjencitë