Duke reaguar ndaj ndalesës së Bashkimit Evropian (BE) për platformën e popullarizuar të mediave sociale TikTok, Kina sot i kërkoi BE-së të "sigurojë një mjedis biznesi që nuk është diskriminues për kompanitë e të gjitha vendeve".
"Ndalesa e BE-së për TikTok-un nga pajisjet e stafit minon besimin e komunitetit ndërkombëtar në mjedisin e biznesit të BE-së", citoi media shtetërore zëdhënësen e Ministrisë së Jashtme kineze, Mao Ning, e cila u prononcua në një konferencë për media sot në Pekin.
Komisioni Evropian më 23 shkurt u kërkoi zyrtarëve të tij të heqin aplikacionin kinez të mediave sociale TikTok nga pajisjet e tyre për shkak të “shqetësimeve të sigurisë".
Ata thanë se do të ndërpresin përdorimin e aplikacionit TikTok nga pajisjet e saj të korporatave dhe ato personale të lidhura me sistemin e institucionit.
Në aspektin praktik, punonjësit do të duhet të heqin aplikacionin e ndarjes së videove të shkurta nga pajisjet e tyre që i përdorin për punë.
"BE-ja duhet të respektojë rregullat e tregut dhe të ndalojë së përgjithësuari konceptin e sigurisë kombëtare dhe duhet të sigurojë një mjedis korrekt për kompanitë e huaja", shtoi Mao.
Disa vende perëndimore kanë ngritur shqetësime të supozuara për sigurinë lidhur me përdorimin e aplikacionit kinez të mediave sociale.
Kanadaja gjithashtu ka ndaluar TikTok-un nga të gjitha pajisjet qeveritare të hënën për arsye të supozuara sigurie.
"Mund të jetë fillimi i një aksioni të mëtejshëm", tha kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ndërsa deputetëve në Danimarkë iu "kërkua çinstalim i menjëhershëm" i aplikacionit TikTok nga pajisjet e tyre të punës – celularët, tabletët dhe kompjuterët "për shqetësime sigurie".
ShBA-ja ka thënë gjithashtu se ka ndërmarrë "të gjitha hapat e nevojshme" për të mbrojtur të dhënat e amerikanëve.
1 Mar 2023
Kina reagon pasi KE-ja u ndaloi zyrtarëve përdorimin e TikTok-ut
"BE-ja duhet të respektojë rregullat e tregut dhe të ndalojë së përgjithësuari konceptin e sigurisë kombëtare dhe duhet të sigurojë një mjedis korrekt për kompanitë e huaja", tha në reagimin e saj, zëdhënesja e MPJ-së së Kinës, Mao Ning.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.