Konferenca e Ipeshkvijve të Francës kritikoi sot ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 për parodinë e Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit nga “drag queens”.
“Kjo ceremoni për fat të keq përfshinte skena në të cilat krishterimi u tall dhe për të cilat na vjen shumë keq”, tha në një komunikatë organizata fetare.
“Falënderojmë pjesëtarët e konfesioneve të tjera fetare që kanë shprehur solidaritetin e tyre me ne. Këtë mëngjes mendojmë për të gjithë të krishterët në të gjitha kontinentet, të cilët janë lënduar nga ekzagjerimi dhe provokimi i disa skenave”, thuhet në njoftim.
Megjithatë, Konferenca e Ipeshkvijve tha se komiteti organizativ për lojërat e 2024-ës “i ofroi botës momente të mrekullueshme bukurie, gëzimi dhe emocioni mbrëmë”.
Parodia ka shkaktuar kritika edhe në rrjetet sociale përtej kishës katolike. Në reagime veprimi, ndër të tjera, u quajt “provokimi”, “antikristian”, “mosrespektimi” dhe “blasfemi”.
Peshkopi Robert Barron i Minesotës, ShBA-së, u bëri thirrje katolikëve që “të bëjnë zërin e tyre të dëgjohet” në përgjigje të asaj që ai e quajti “tallje e rëndë me Darkën e Fundit”.