Koreja e Jugut nuk planifikon denuklearizimin e Koresë së Veriut     Foto: AA

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, njoftoi se nuk kanë plane për denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Deklaratat dhe thirrjet diplomatike të Yoon kanë ardhur pasi Koreja e Veriut lëshoi raketa drejt detit nga rajoni bregdetar në perëndim të vendit.

Duke bërë të ditur se nuk kanë për qëllim ndryshimin me forcë të qeverisë në Korenë e Veriut, Yoon bëri thirrje për diplomaci për paqe të vazhdueshme mes dy vendeve.

Yoon tha se shpreson që strategjia e parandalimit të SHBA-së për aleatët e saj mund të zhvillohet kundër kërcënimeve nga pala e Veriut dhe deklaroi se ata nuk kanë plane për të denuklearizuar Korenë e Veriut.

Pasi shpjegoi propozimin për ndihmë ekonomike ndaj palës veriore, Yoon u shpreh: "Atyre nuk u themi ‘që në fillim t'i japin fund përfundimisht punimeve bërthamore'. Ajo që ne shprehim është se mund të kryejmë disa ndihma në këmbim të hedhjes së hapit të parë për pastrim të plotë nga armët bërthamore".

"Besoj se Traktati për Parandalimin e Përhapjes së Armëve Bërthamore (NPT) është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për paqen e përhershme botërore", tha Yoon duke përsëritur qëndrimet e tij kundër armëve bërthamore.

Në anën tjetër, disa ekspertë të sigurisë paralajmërojnë se Koreja e Jugut mund të mos japë përgjigje në masën e njëjtë ndaj sulmeve të mundshme të Koresë së Veriut dhe se SHBA-ja mund të hezitojë të mbrojë aleatin e saj.

Ekspertët mbrojnë idenë se për këtë arsye Seuli duhet të vendosë sërish armët bërthamore të SHBA-së që u hoqën në vitet 1990 ose që Koreja e Jugut duhet të krijojë parandalimin e saj.

Yoon kishte propozuar ndihmë ekonomike në këmbim që Koreja e Veriut të ndërmarrë hapa për pastrim nga armët bërthamore.

Negociatat për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore
Dialogu për denuklarizimin e Gadishullit Korean u ndal pas takimit të fundit të zhvilluar në Hanoi në vitin 2019.

Koreja e Veriut këtë vit ka filluar të kryejë testime të reja raketore.
Në mesin e lajmeve përfshihen dhe informacionet se Pheniani ka përfunduar përgatitjet për testin e saj të shtatë të njohur bërthamor.

AA