Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike mbi Japoninë, duke eskaluar kështu testimin e armëve të dizajnuara për sulme ndaj caqeve strategjike të partnerëve të ShBA-së në rajon.
Ky ishte testi më i rëndësishëm i Koresë së Veriut që nga janari, kur testoi raketën me rreze të mesme Hwasong-12, e aftë për të arritur caqe në territorin amerikan Guam. Është gjithashtu hera e parë që një raketë e Koresë së Veriut fluturon mbi territorin japonez që nga viti 2017.
Zyra e kryeministrit japonez tha të martën se të paktën një raketë e nisur nga Korea e Veriut ka fluturuar mbi Japoni dhe besohet të jetë përplasur në Oqeanin Paqësor.
Autoritetet japoneze alarmuan banorët në rajonet verilindore që të evakuohen në ndërtesat afër, që gjithashtu është alarmi i parë i kësaj natyre që nga viti 2017. Trenat u ndaluan përkohësisht në rajonet Hokkaido dhe Aomori, ndërsa vazhduan aktivitetin vetëm pasi u konfirmua se raketa është përplasur në oqean.
Kryeministri japonez Fumio Kishida u tha gazetarëve se “fluturimi i raketës, që erdhi pas një mori lançimesh së fundmi nga Koreja e Veriut, është akt i pamatur dhe e gjykon fuqishëm atë”. Ai tha se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë për të diskutuar rreth situatës së krijuar.
Raketa balistike është nisur rreth orës 23:10 GMT (08:10 sipas kohës lokale në Japoni) dhe pasi ka flutuar mbi Japoni, është përplasur në ujërat e Paqësorit. Nuk janë evidentuar dëme, por autoritetet japoneze thanë se do të punojnë bashkë me Këshillin e Sigurisë të OKB-së, ShBA-në, Korenë e Jugut dhe bashkësinë ndërkombëtare pas këtyre testeve të Koresë së Veriut.
4 Tet 2022
Raketa balistike e Koresë së Veriut fluturon mbi Japoninë
Zyra e kryeministrit japonez tha të martën se të paktën një raketë e nisur nga Koreja e Veriut ka fluturuar mbi Japoni dhe besohet të jetë përplasur në Oqeanin Paqësor.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
700 personalitete të huaja marrin pjesë në funeralin e Shinzo Abe-s
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, kryeministri indian, Narendra Modi, ministri i Jashtëm i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjenden në Japoni.
Artikujt në këtë kategori
Izraeli pezullon vendimin për paraburgimin e kolonëve të paligjshëm
Vendimi i Izraelit në këtë kohë "është dëshmi e shtrirjes së guximit të okupimit, shpërfilljes dhe arrogancës së tij ndaj sistemit ndërkombëtar dhe strukturave të tij", tha Qadoura Fares, kreu i Komisionit Palestinez për Çështjet e të Burgosurve.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore