Stërvitje ushtaraka do të zgjasin deri më 1 shtator.     Foto: Reuters

Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po zhvillojnë stërvitjen më të madhe ushtarake të viteve të fundit, me qëllimin për të forcuar bashkëpunimin e tyre të mbrojtjes kundër kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut.
Në stërvitjen e emërtuar "Mburoja e Lirisë Ulchi" krahas avionëve luftarakë dhe anijeve do të marrin pjesë dhjetëra mijëra ushtarë dhe ajo do të vazhdojë deri më 1 shtator.
Në katër ditët e para në stërvitje do të jepen trajnime të mbrojtjes civile, për sulmet e përbashkëta dhe furnizimit në front.
Për stërvitjet në të cilat do të kryhen trajnime lidhur me përdorimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe teknologjive luftarake të gjeneratës së re si dhe trajnime të mbrojtjes me mbështetje ushtarake-civile në sulmet kundrejt porteve, aeroporteve dhe zonave industriale, priten reagime nga Koreja e Veriut.
Disa stërvitje të kryera në mënyrë të përbashkët mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut janë shtyrë vitet e fundit për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe shqetësimeve për vazhdimin e kontakteve diplomatike me Korenë e Veriut.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, më 17 gusht propozoi ndihmë ekonomike në këmbim të hapave të Koresë së Veriut drejt denuklearizimit. Ky propozim u prit me reagim nga Koreja e Veriut e cila e cilësoi si një "iniciativë të guximshme".
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd J. Austin dhe homologu i tij koreano-jugor, Lee Jong-sup, në një deklaratë të bërë në muajin korrik pas kërcënimeve të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, njoftuan se kanë rënë dakord për zgjerimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në gjysmën e dytë të 2022 dhe forcimin e qëndrimit parandalues të aleatëve.

Dialogu për denuklarizimin e Gadishullit Korean u ndal pas takimit të fundit të zhvilluar në Hanoi në vitin 2019.
Koreja e Veriut këtë vit ka filluar të kryejë testime të reja raketore.

AA