Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov hodhi poshtë akuzat se Rusia ka një "ndikim destruktiv" në tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
"Ne po ndjekim nga afër zhvillimet se si sigurohen të drejtat e serbëve. Ne mbështesim Beogradin në hapat e ndërmarrë”, tha Peskov në një fjalim para gazetarëve në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë.
Ai theksoi se nuk pranojnë akuza ndaj Rusisë në lidhje me tensionet.
"Serbia është një shtet sovran dhe është gabim të kërkosh ndikimin destruktiv të Rusisë këtu. Serbia mbron të drejtat e serbëve që jetojnë së bashku në kushte të vështira dhe reagon fuqishëm kur këto të drejta shkelen”, tha ai.
Mes të tjerash, Peskov shtoi se Rusia po i ndjek nga afër zhvillimet në rajon.