Kremlini: Mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO, kërcënim për Rusinë / Foto: AA

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se mundësia e anëtarësimit të Ukrainës në NATO përbën kërcënim për sigurinë e Rusisë.

"Kjo ndeshet plotësisht me tezën tonë për pandashmërinë e sigurisë. Siguria e një vendi nuk mund të sigurohet 'mbi shpinën' e sigurisë së një vendi tjetër. Ky është rregulli i pandryshueshëm i marrëdhënieve ndërkombëtare që ne marrin për bazë", tha Peskov duke shtuar se:

"Vendimi i mundshëm për këtë çështje është i papranueshëm. Kjo na kërcënon neve. Ndërkohë kjo nuk e eliminon arsyen kryesore që na detyroi të fillonim operacionin tonë special ushtarak në Ukrainë".

Duke komentuar deklaratën e kancelarit gjerman Olaf Scholz se ata do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për Kievin, Peskov tha se "Përfaqësuesit e vendeve evropiane kanë për qëllim të vazhdojnë linjën shkatërruese. Ne vazhdojmë operacionin special ushtarak në Ukrainë për të arritur të gjitha objektivat tona".

Ai theksoi se pavarësisht kësaj presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin, është i hapur për kontakte me Gjermaninë.​​​​​​​

Lidhur me deklaratën e ShBA-së se do të sigurojë 725 milionë dollarë mbështetje shtesë për armë dhe pajisje për Ukrainën, Peskov tha se administrata aktuale amerikane nuk dëshiron t'i japë fund luftës.

"Kjo dhe paketat e tjera të ndihmës për Ukrainën nuk mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve, nuk mund të ndikojnë dinamikën në front", tha ai.

AA