Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se mesazhet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe vendeve evropiane për luftën me Rusinë çuan në një rritje të tensionit dhe se NATO-ja e sheh Ukrainën si territorin e saj.
Peskov iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në kryeqytetin Moskë.
Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me demonstratën e mbajtur në ceremoninë mortore të disidentit rus Alexei Navalny, i cili vdiq në burg në Rusi, Peskov tha se ishte një veprim i paautorizuar.
"Çdo veprim i paautorizuar është i paligjshëm. Prandaj, ata që morën pjesë në këtë aksion do të mbajnë përgjegjësi", tha Peskov.
Duke komentuar deklaratën e sekretarit amerikan të mbrojtjes Lloyd Austin se "NATO-ja do të luftojë Rusinë nëse Ukraina mposhtet", Peskov pohoi se kjo ishte një deklaratë "e papërgjegjshme".
"Nga disa vende evropiane dëgjojmë deklarata jashtëzakonisht të papërgjegjshme. Dhe tani e dëgjojmë nga ana tjetër e oqeanit. Këto deklarata çojnë në një rritje të tensionit dhe tregojnë opinionin e NATO-s. NATO-ja e sheh Ukrainën si territorin e saj. Kjo tregon se operacionin special ushtarak që e ka bërë Rusia ishte i saktë”, tha Peskov.