Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha sot se duhet të mbrohen të drejtat e serbëve të Kosovës dhe se Rusia është për një zgjidhje në rrugë diplomatike. Duke folur për situatën në Kosovë gjatë një konferencë për media në Moskë, Peskov tha se palët duhet të përmbushin obligimet që kanë marrë me marrëveshjet ndërkombëtare.
“Angazhohemi për mbrojtjen e të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve që palët kanë marrë mbi vete me të gjitha dokumentet lidhur me situatën”, deklaroi Peskov.
Ai tha se për Rusinë është me rëndësi që në këtë situatë të sigurohet interesi i serbëve.
“Për ne është me rëndësi të sigurohet interesi i serbëve. I përkrahim qëndrimet paqedashëse nga palët dhe përkrahim zgjidhjen nëpërmjet rrugës diplomatike”, tha Peskov.
Peskov tha gjithashtu se duhet të ulen tensionet aktuale në veri të Kosovës.