Kremlini: Presidenti Putin "i gatshëm" ta takojë Trumpin.         Foto: AA 

Presidenti rus Vlladimir Putin është i gatshëm të takohet me presidentin e zgjedhur të ShBA-së, Donald Trump, tha sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

I pyetur në një konferencë shtypi në Moskë nëse Rusia vendos ndonjë kusht për një takim të tillë, Peskov tha se kërkohet vetëm interes i ndërsjellë për një takim.

“Nuk kërkohen kushte për këtë. Kërkohet një dëshirë e ndërsjellë dhe vullnet politik për t’u angazhuar në dialog dhe për t'i zgjidhur çështjet ekzistuese nëpërmjet dialogut”, tha ai.

Moska mirëpret synimin e presidentit të zgjedhur të ShBA-së për t'i zgjidhur çështjet nëpërmjet dialogut, vuri në dukje ai.

Peskov tha gjithashtu se përfaqësuesit e Trumpit nuk kanë kontaktuar ende me palën ruse, por kontaktet mund të ndodhin pas inaugurimit të tij.

TRT Balkan / agjencitë