Drejtori i shërbimit të inteligjencës së jashtme të Izraelit, Mossad, David Barnea, ka udhëtuar në Doha, kryeqytetin e Katarit, për të diskutuar një propozim për shkëmbimin e të burgosurve mes Izraelit dhe Hamasit.
Transmetuesi publik izraelit KAN raporton se Barnea do të takohet me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdurrahman Al Thani në Doha.
Në takim do të diskutohet për marrëveshjen e propozuar për shkëmbimin e të burgosurve mes Izraelit dhe Hamasit.
I njëjti burim raporton se delegacioni i Barneas në Doha nuk përfshin Ronen Bar, drejtor i agjencisë së brendshme të inteligjencës izraelite Shin-Bet, dhe Nitzan Alon, komandant përgjegjës për personat e zhdukur dhe të burgosurit në ushtrinë izraelite.
Bar dhe Alon ishin më parë anëtarë të pandarë të ekipit negociator.