Siç raportohet nga e përditshmja gjermane 'Bild', dyqanet e zinxhirit elektronik 'Saturn' dhe dyqanet e grupit 'Galeria Karstadt Kaufhof' tashmë kanë mbyllur shkallët lëvizëse të tyre.

Përderisa Gjermania po përballet me krizën energjetike në rritje, kompania 'Aldi Nord', një nga shitësit kryesorë të vendit, njoftoi se dyqanet e saj do të mbyllen më herët në mbrëmje.

Në rrjetet sociale kompania njoftoi se orari i punës së "dyqaneve të shumta" do të ndryshohet.

Nga nëntori, dyqanet do të mbyllen në orën 20:00 sipas orës lokale, ndërsa kjo masë do të zbatohet fillimisht gjatë periudhës së dimrit që vjen.

'Aldi Nord' nuk është e vetmja kompani në Gjermani që vendos kufizime në vazhdën e krizës energjetike.

Siç raportohet nga e përditshmja gjermane 'Bild', dyqanet e zinxhirit elektronik 'Saturn' dhe dyqanet e grupit 'Galeria Karstadt Kaufhof' tashmë kanë mbyllur shkallët lëvizëse të tyre.

Dy dyqane të kompanisë suedeze të mobiljeve 'IKEA' në shtetin jugperëndimor Saarland kanë shkurtuar gjithashtu orarin e tyre të punës.

Shitësi me pakicë 'Otto Group' u ka kërkuar shumë punonjësve të punojnë nga shtëpia, ndërsa zyrat në ndërtesat e tyre ngrohen në vetëm 15 gradë Celsius.

'Volkswagen', prodhuesi i dytë më i madh i automjeteve në botë, planifikon të ngrohë sallat e tij të prodhimit në vetëm 17 gradë Celsius, ndërsa punëtorëve në këmbim do t'u jepen veshje më të ngrohta.

Po ashtu edhe 'Jungheinrich', kompania e tretë më e madhe në botë e intra-logjistikës dhe inxhinierisë mekanike, planifikon të shpërndajë xhaketa leshi për punonjësit e saj.

TRT Balkan / agjencitë