Kryeministri i Finlandës Petteri Orpo tha se Rusia është përgatitur për një "konflikt afatgjatë me Perëndimin" dhe paralajmëroi se mosdhënia e përgjigjes tani nga Bashkimi Evropian ndaj këtij kërcënimi do të shkaktojë rreziqe afatgjata.
Orpo foli në seancën për të Ardhmen e Evropës në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian.
Kryeministri finlandez lidhur me luftën në Ukrainë tha se "Çdo euro që shpenzohet sot në Ukrainë është kosto shumë e ulët kur krahasohet me koston alternative në rast se fiton Rusia".
Duke bërë thirrje për rritjen e mbështetjes ndaj Ukrainës, Orpo tha: "Rusia po përgatitet në mënyrë të hapur për një konflikt të gjatë me Perëndimin. Ajo përbën kërcënim ushtarak të përhershëm dhe ekzistencial për Evropën. Nëse nuk japim përgjigje të mjaftueshme ndaj kësaj si një Evropë e bashkuar, vitet e ardhshme do të jenë plot me rreziqe dhe kërcënime të një sulmi të afërt".
Orpo rikujtoi se vendi i tij ndaj një kufi prej më shumë se 1.300 kilometra me Rusinë. Sipas tij, vendimi për anëtarësim në NATO u mor si rezultat i vlerësimeve serioze dhe se tani përjeton lumturinë që sheh fqinjin e saj Suedinë si pjesë të aleancës.
Kryeministri finlandez Orpo theksoi se Evropa duhet të forcojë industrinë e saj të mbrojtjes, të forcojë kufijtë e saj, të ulë burokracinë, të zbatojë politika të qëndrueshme financiare, të reformojë tregun e fuqisë punëtore dhe të bëjë marrëveshje të reja tregtare.