Kryeministri i Qipros Turke: Grekët qipriotë herë për paqe, herë armatosen. / Foto: AA

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV), Ünal Üstel, tha se po ndjekin buxhetin e mbrojtjes që Administrata e Qipros Greke (GCA) po përpiqet ta ndajë për vitin 2024.

Üstel në një prononcim për Anadolu tha se "Qiproja greke e cila nga njëra anë ka bërë përpjekje për armatosje, herë pas here bën thirrje për të ndikuar tek opinioni botëror për ta treguar veten si paqësore dhe për të lançuar sikur Republika Turke e Qipros Veriore (RTQV) qëndron kundër paqes". Üstel tha se retorika dhe veprimet e grekëve qipriotë nuk përputhen me njëra-tjetrën.

Ai theksoi se si RTQV ndjekin përpjekjet për krijimin e buxhetit të mbrojtjes 2024 në Kuvendin e Përfaqësuesve të qipriotëve grekë. Üstel shtoi se përpjekjet e Administratës greke qipriote për armatosje pas sulmeve të Izraelit në Gaza dhe zhvillimet në Mesdheun Lindor do të dëmtojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Duke tërhequr vëmendjen se RTQV-ja vepron së bashku me atdheun mëmë Türkiyen në Mesdheun Lindor dhe se ka paraqitur një qëndrim të përbashkët pro paqes dhe stabilitetit, Üstel nënvizoi se derisa sulmet e Izraelit ndaj Gazës vazhdojnë në rajon, ata kanë dëgjuar edhe për përpjekjet e qipriotëve grekë për armatosje.

“Grekët qipriotë nga njëra anë bëjnë thirrje për paqe, në anën tjetër armatosen. Menjëherë pranë nesh shohim sulmet e Izraelit ndaj Palestinës. Në këto sulme ka mbi 20 mijë humbje civile. Dhe bota ende qëndron spektator ndaj kësaj dhe nuk mund të arrihet armëpushim. Derisa të gjitha këto janë të pranishme, derisa dihet se ujërat në Mesdhe janë të nxehta si gjithmonë, Qiproja Jugore e cila bën thirrje nga njëra anë, po armatoset nga ana tjetër”, tha Üstel.

“Nga programet e blerjeve të armëve të qipriotëve grekë, nga buxhetet e tyre të mbrojtjes dhe protokollet që ata nënshkruajnë e kuptojmë se retorikat e tyre për paqe nuk janë të vërteta. Si rezultat i bashkëpunimit që kemi bërë së bashku me atdheun tonë mëmë Republikën e Türkiyes po ndjekim nga afër këto zhvillime të nxehta në Mesdhe dhe po tregojmë përpjekjen tonë më të mundshme për zgjidhjen e tyre", deklaroi Üstel.

"Gjithmonë themi se viti 2024 do të jetë më i mirë se 2023"

Kryeministri i Qipros Turke, Üstel tha se me Türkiyen kanë nënshkruar projekte të rëndësishme në vendin e tyre. Ai potencoi se në vitin 2024 do të përfundojnë punimet e fizibilitetit të projektit të furnizimit me energji elektrike nga Türkiye në RTQV përmes kabllove nënujore që do të shtrihen dhe rikujtoi protokollin paraprak që kanë nënshkruar me zv/presidentin turk Cevdet Yılmaz.

Üstel vuri në dukje se ndër ngjarjet e rëndësishme të këtij viti kanë qenë rinovimi i ndërtesës së terminalit dhe pistës së aeroportit Ercan si një projekt prestigjioz për RTQV.

Ai thotë se tërmetet në vitin 2023 me qendër në Kahramanmaraş kanë lënë shenja të thella tek ata. "Ka qenë një vit ku kemi përjetuar dhimbje të mëdha me tërmetin e përjetuar në Republikën e Türkiyes, mëmëdheun tonë më 6 shkurt 2023. Në tërmetet e 6 shkurtit humbëm 50 mijë njerëz në mëmëdheun tonë, Republikën e Türkiyes dhe ne si Republika Turke e Qipros Veriore humbëm engjëjt tanë kampionë. Edhe njëherë ne shprehim që mëshira e Allahut të jetë mbi ata që kemi humbur në këtë katastrofë si dhe shprehim durim nga Allahu për familjarët", tha Üstel.

Üstel tha se në takimin e zhvilluar në Istanbul me presidentin Recep Tayyip Erdoğan kanë diskutuar mbi projektet që do të zhvillojnë në vitin 2024.

"Gjithmonë themi se viti 2024 do të jetë më i mirë se 2023. Shpresoj që viti 2014 të jetë një vit plot paqe, shëndet dhe mirësi për botën turke, për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në atdheun tonë dhe për popullin tonë. Botës turke i uroj nga zemra vitin e ri", tha kryeministri i Qipros Turke, Üstel.

TRT Balkan / agjencitë