Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Türkiyes, Numan Kurtulmuş, do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut ku do të zhvillojë takime zyrtare në datat 21-23 dhjetor.
Në deklaratën e Kryesisë së Kuvendit thuhet se gjatë vizitës së tij, Kurtulmuş do të ketë takim veçmas dhe ndërdelegacion me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në Shkup.
Kurtulmuş do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe do të pritet nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Gjatë takimeve do të diskutohet për marrëdhëniet dypalëshe, ndërparlamentare si dhe çështjet globale dhe rajonale.
Kurtulmuş do të marrë pjesë në programin e 21 Dhjetorit të Ditës së Arsimit Turk, ku do t'u drejtohet pjesëmarrësve dhe do t'u japë çmimet e tyre nxënësve të renditur më lart në garat e ndryshme të organizuara në kuadër të festës.
Kryeparlamentari turk do të takohet me liderët e partive politike turke në Maqedoninë e Veriut si dhe do të vizitojë Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Universitetin e Tetovës dhe do t'u drejtohet studentëve.
Ai do të vizitojë edhe Shkollën e Fondacionit Maarif në Tetovë dhe do të marrë pjesë në programin e Festës Turke të 21 Dhjetorit që do të mbahet aty.
Kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Türkiyes, Kurtulmuş, do të shoqërohet nga një delegacion parlamentar i përbërë nga deputetë.