Mykhailo Podolyak, këshilltari kryesor i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka falenderuar publikisht Maqedoninë e Veriut, për ndihmën me tanke dhe dhe avionë ushtarak. Nëpërmjet një twett-i, në gjuhën maqedonase ai tha, se një mik njihet në vështirësi.
" Nuk ka rëndësi sa i madh është vendi juaj apo sa GDP keni, ajo që ka rëndësi është zemra juaj. Shumë kombe sot tregojnë më shumë guxim se gjysma e G20-ës. Si Maqedonia e Veriut, duke mbështetur Ukraina në formën e tankeve dhe avionëve. Nuk do ta harrojmë kurrë”, shkruan Podolyak në Twitter.
Maqedonia e Veriut, ditë më parë drejt Ukrainës, si donacion dërgoi disa tanke T-72. Ndërkohë, nga ministria e Mbrojtjes, ende nuk e kanë konfirmuar informacion se janë dërguar edhe katër avionët "SU-25"