Kuba ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e uragani Ian që goditi vendin.
Në një deklaratë nga Unioni Elektrik i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave thuhet se energjia elektrike është ndërprerë në të gjithë ishullin me rreth 11 milionë banorë dhe se vazhdojnë punimet për të siguruar sërish gradualisht shërbimin elektrik.
"Sistemi po funksiononte tashmë në kushte komplekse me kalimin e uraganit Lan”, tha Lazaro Guerra, drejtor teknik i Unionit të Energjisë Elektrike të Kubës. K
Në rajon u shkaktuan dëme dhe shumë njerëz u evakuuan pasi uragani Ian me fuqinë në kategorinë 3, kaloi nga perëndimi i Kubës në martën në mëngjes.
Aktualisht teksa nuk janë njoftuar humbje jete, thuhet se autoritetet po punojnë për identifikimin e dëmeve të shkaktuara nga uragani.
Pritet që uragani të jetë efektiv në rajonet e gjirit të Floridës në SHBA në orët e para të mëngjesit të enjten.
Ndryshe, uragani goditi Kubën në një kohë krize të rëndë ekonomike. Ndërprerjet dhe mungesat e gjata të ushqimit, ilaçeve dhe karburantit ka të ngjarë të komplikojnë përpjekjet për t'u rikuperuar nga Ian.
28 Sht 2022
Kuba pa energji elektrike pasi goditet nga uragani "Ian"
Në rajon u shkaktuan dëme dhe shumë njerëz u evakuuan pasi uragani Ian me fuqinë në kategorinë 3, kaloi nga perëndimi i Kubës në martën në mëngjes.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore