Të paktën 83 persona kanë humbur jetën nga goditja e uraganit Ian, i cili preku shtetin amerikan të Florida-s, sipas një raporti të publikuar të dielën.
Stuhia tropikale shkaktoi përmbytje dhe shkatërrim në jugperëndim të Florida-s, ndërsa më të prekura ishin Fort Myers, Fort Myers Beach dhe Cape Coral.
Sipas NBC News, dyshohet se numri i viktimave do të vazhdojë të rritet.
Në Carolina-n e Veriut, katër persona humbën jetën nga stuhia.
Pasi stuhia shkatërruese e kategorisë së katërt arriti në tokë të mërkurën, përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar për të ndihmuar popullatën.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, të enjten deklaroi se uragani Ian "mund të jetë më vdekjeprurësi" në historinë e vendit.
"Ky mund të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Florida-s. Shifrat janë ende të paqarta, por jemi duke i dëgjuar raportet e hershme për atë që mund të jetë një humbje e konsiderueshme e jetëve", tha Biden.
Presidenti dhe zonja e parë Jill Biden pritet të udhëtojnë në Florida.
3 Tet 2022
Uragani Ian në Florida shkaktoi vdekjen e 83 personave
Stuhia tropikale shkaktoi përmbytje dhe shkatërrim në jugperëndim të Florida-s, ndërsa më të prekura ishin Fort Myers, Fort Myers Beach dhe Cape Coral
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
I zgjedhuri i Trumpit për shef të drejtësisë tërhiqet nga nominimi
Gaetz ishte në Kongresin Amerikan të mërkurën për t’u ulur me senatorët që ishin kyç për konfirmimin e tij për të udhëhequr Departamentin e Drejtësisë por pranoi se emërimi i tij është bërë një “shpërqendrim” për ekipin e tranzicionit të Trumpit.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore