Uragani Ian i cili ka arritur në nivelin e kategorisë 4 në Florida të SHBA-së ka shkaktuar në ditën e parë përmbytje dhe shkatërrime si dhe ka lënë pa energji elektrike rreth 1 milion njerëz.
Për shkak të uraganit i cili ka mbërritur në qytetin Fort Mayer në Florida, është vërejtur se rrugët, katet e para në hyrje të ndërtesave, parkingjet kanë mbetur nën ujë dhe se ujërat përmbytëse kanë arritur në lartësinë e disa automjeteve.
Në qytet dhe zonat përreth, niveli i ujit në disa vende ka arritur deri në 2 metra për shkak të dallgëve të oqeanit të tërhequra nga stuhia ndërsa sipas faqes së internetit "poweroutages.us" që ndjek ndërprerjen e energjisë elektrike thuhet se rreth 1 milion njerëz kanë mbetur pa energji.
Uragani Ian ka mbërritur në tokë me një shpejtësi rreth 240 kilometra në orë dhe po përparon drejt veriut të Floridas. Administratat e dyqaneve zinxhir kanë njoftuar se do të mbyllen 70 degë në destinacionin e uraganit ose do të qëndrojnë të hapura në orë shumë të kufizuara.
Ekspertët e meteorologjisë kanë ndarë thënë se Ian është uragani që ka zbritur në tokë me shpejtësinë më të madhe dhe se niveli i ujit në Fort Mayer është shifra më e lartë që nga viti 1965 kur kanë filluar të bëhen matjet.
"American Airlines" ka njoftuar se për shkak të uraganit që ka paralizuar jetën në shumë zona të rajonit do të kryejë pa pagesë shërbimet për ndryshimet e datave të udhëtarëve në fluturimet e kryera në rajone të afërta me Floridan si Karolina e Veriut, Karolina e Jugut dhe Georgia.
Kompania ajrore amerikane u detyrua të anulojë rreth 600 fluturime në ditën e parë të uraganit.
29 Sht 2022
Uragani Ian goditi Floridën, rreth 1 milion njerëz mbeten pa rrymë
Ekspertët e meteorologjisë kanë ndarë thënë se Ian është uragani që ka zbritur në tokë me shpejtësinë më të madhe dhe se niveli i ujit në Fort Mayer është shifra më e lartë që nga viti 1965 kur kanë filluar të bëhen matjet.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Pse fitorja e Trumpit mund të ndikojë pozitivisht në tregjet financiare?
Bitcoin dhe aksionet po fluturojnë pas zgjedhjeve në ShBA, duke regjistruar nivele të larta të performancës. Por, çfarë është ajo që e ka bërë fitoren e Trumpit të perceptohet si një mundësi pozitive për ekonominë dhe tregjet financiare?
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore