Besimi në ekonominë gjermane është përkeqësuar për të tretin muaj me radhë në shtator, për shkak të shqetësimeve për mungesat e mundshme të energjisë këtë dimër, njoftoi Instituti hulumtues ekonomik.
Përqindja e pritjeve të Qendrës Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) ra nga minus 55.3 në gusht në minus 61.9 në shtator, që është niveli i tij më i ulët që nga tetori i vitit 2008.
Kjo shifër në shtator ishte më e keqe se vlerësimet e tregut prej minus 60.
Indeksi i kushteve aktuale u përkeqësua edhe në ekonominë më të madhe të Evropës, duke arritur në minus 60.5 në shtator nga minus 47.6 muajin e kaluar.
Në të njëjtën kohë, perspektiva për gjashtë muajt e ardhshëm, po ashtu, në mënyrë shtesë u përkeqësua.
“Perspektiva për mungesë të energjisë në dimër i ka bërë pritjet edhe më negative për pjesën më të madhe të industrisë gjermane”, tha presidenti i Qendrës, Achim Wambach.
14 Sht 2022
Tre muaj me rradhë përkeqësohet besimi në ekonominë gjermane
Përqindja e pritjeve të Qendrës Leibniz për Kërkime Ekonomike Evropiane (ZEW) ra nga minus 55,3 në gusht në minus 61,9 në shtator, që është niveli i tij më i ulët që nga tetori i vitit 2008.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.