Punonjësit në 27 vende të botës, mesatarisht dëshirojnë që brenda javës së punës 1.7 ditë të punojnë nga shtëpia, thotë studimi i realizuar nga IFO Mynih.     Foto: AA

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar një pranim të madh dhe të papritur të punës nga shtëpia sepse individët dhe organizatat kanë reaguar ndaj frikës së infektimit dhe kufizimeve të qeverisë për aktivitete tregtare dhe sociale. Me kalimin e kohës, u bë e qartë se ndryshimi i madh në punë nga shtëpia do të zgjasë edhe pasi të përfundojë pandemia. Ky konstatim vjen nga Qendra për Studime Ekonomike IFO në Mynih, e cila ka realizuar një anketë me punonjës dhe punëdhënës në 27 vende të botës.

Siç thuhet në këtë studim punonjësit në 27 vende të botës, mesatarisht dëshirojnë që brenda javës së punës 1.7 ditë të punojnë nga shtëpia. Të dhënat e publikuar nga IFO, flasin se punonjësit në Kinë dëshirojnë që 1.1 ditë në javë pas pandemisë ta punojnë nga shtëpia. Të anketuarit në Korenë e Jugut janë deklaruara se dëshirojnë 1.2, gjegjësisht në Francë e Tajvan preferojnë 1.3 ditë në javë të punojnë nga shtëpia. Punonjësit në Kanada janë deklaruar për 2.2 në javë. Pas tyre renditen punotorët në ShBA me 2.1 ditë. Nga ana tjetër punëtorët në Brazil dhe Singapor dëshirojnë 2.3 ditë në javë t’i punojnë nga shtëpia.

Puna nga shtëpia mundësi për kursim

“Punonjësit duan më shumë ditë punë nga shtëpia në javë sesa planifikojnë punëdhënësit në çdo vend, dhe hendeku tejkalon gjysmën e ditës në javë në të gjitha vendet, përveç Indisë”, thonë nga QSE IFO.
Mes tjerash të anketuarit janë deklaruar se opsioni për të punuar nga shtëpia 2-3 ditë në javë vlen mesatarisht 5 për qind të fitimeve.

“Të punuarit nga shtëpia kursen në kohë dhe në kostot e parave të udhëtimit. Kohëzgjatja e udhëtimit vajtje-ardhje është mesatarisht 64 minuta në ditë në mostrën e përdorur, duke filluar nga 48 minuta në Serbi dhe ShBA deri në më shumë se 90 minuta në ditë në Kinë dhe Indi”, thonë nga IFO

Pyetja themelore është “Pas COVID, në 2022 dhe më vonë, sa shpesh planifikon punëdhënësi juaj që të punoni ditë të plota në shtëpi?” Nëse punëtori thotë se punëdhënësi i tij ose i saj as nuk e ka diskutuar çështjen dhe as nuk ka dhënë mundësi në lidhje me të punuarit nga shtëpia, ne caktojmë një vlerë zero.

Punëdhënësit kundër punës nga shtëpia
Punëdhënësit në disa prej shteteve të anketuara planifikojnë një mesatare prej 0.7 ditë punë nga shtëpia në javë pas pandemisë .

Anketa thotë se punëdhënësit në Greqi, Serbi dhe Tajvan janë të mendimit 0.3 ditë në javë duhet të punohen nga shtëpia, në 0.4 ditë në Korenë e Jugut dhe Ukrainë. Nga një ditë në javë janë deklaruar punëdhënësit në Australi dhe Mbretërinë e Bashkuar. 1.8 në Indi.

Mesatarisht të anketuarit janë deklaruar se në Türkiye brenda javës me pagesë nga shtëpia punojnë 1.7 ditë, në ShBA 1.6. mesatarisht, në Gjermani 1.4, në Francë 1.3 dhe në Japoni 1.1.

TRT Balkan / agjencitë