Elon Musk: Do të jap dorëheqje si drejtor ekzekutiv i Twitter-it.     Foto: AA

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk ka deklaruar se do të largohet nga posti i drejtorit ekzekutiv të Twitter-it sapo të gjejë një pasardhës për të marrë postin.

"Unë do të jap dorëheqjen si drejtor ekzekutiv sapo të gjej dikë aq budalla për të marrë këtë punë! Pas kësaj, unë do të menaxhoj vetëm ekipet e softuerit dhe serverëve", tha Musk në Twitter.

Musk të dielën nisi një sondazh nëse ai duhet të tërhiqet si drejtor ekzekutiv i Twitter-it dhe tha se do ta pranonte rezultatin.

Më shumë se 17.5 milionë njerëz votuan në sondazhin e Musk-ut. Sipas rezultateve të sondazhit, 57.5 për qind e pjesëmarrësve shprehën preferencën e tyre që Musk të largohet ndërsa 42.5 për qind të vazhdojë.

Në mediat amerikane pati lajme se Musk po kërkonte në mënyrë aktive një drejtor të ri të Twitter-it.

TRT Balkan / agjencitë