Lavrov: Armët bërthamore vetëm për vetëmbrojtje     Foto: AA

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov, tha se doktrina ushtarake ruse lejon vetëm përdorimin mbrojtës të armëve bërthamore.

Duke folur në një intervistë në televizioni rus Rossiya 1, Lavrov u bëri thirrje figurave publike që të shmangin deklaratat që në mënyrë artificiale përshkallëzojnë mundësinë e luftës bërthamore.

"Shpresoj se ata që vazhdimisht spekulojnë lidhur me çështjen e luftës bërthamore janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre", tha ai.

Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se gazetarët perëndimorë u kërkojnë figurave publike ruse të komentojnë deklaratat e figurave publike të SHBA-së dhe BE-së lidhur me kërcënimet bërthamore dhe më pas ta paraqesin atë në atë mënyrë sikur Rusia kërcënon botën me luftë bërthamore.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, refuzoi të komentojë deklaratat për mundësinë e luftës bërthamore me shpresën për të ndaluar spekulimet e mëtejshme.

AA