Kryeministri libanez Najib Mikati tha të premten se deklaratat izraelite dhe indikacionet diplomatike të marra nga Bejruti konfirmojnë kokëfortësinë dhe refuzimin e Tel Avivit për t'i pranuar zgjidhjet e propozuara, në vend të kësaj duke këmbëngulur në një rrugë dhune dhe shkatërrimi.
Këtë Mikati e deklaroi gjatë një takimi me kreun e Forcave të Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL), gjeneralin Arnaldo Lazar, të zhvilluar në Bejrut.
Sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit, Mikati theksoi se “përshkallëzimi i fundit i Izraelit është një tregues i qartë i refuzimit të të gjitha përpjekjeve që synojnë arritjen e armëpushimit dhe zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Takimi u zhvillua mes sugjerimeve të ShBA-së për një atmosferë potencialisht pozitive që do të çonte në një marrëveshje për t'u dhënë fund armiqësive në Liban. Megjithatë, Mikati vuri në dukje se përpjekjet e ngjashme diplomatike në lidhje me situatën në Gaza nuk kanë dhënë rezultate, ndërsa "krimet izraelite janë intensifikuar në të dyja frontet".
Izraeli ka nisur një fushatë të madhe ajrore në Liban kundër, siç thotë, objektivat e Hezbollahut, pas një lufte ndërkufitare njëvjeçare midis Izraelit dhe grupit libanez të Hezbollahut, që shpërtheu pas ofensivës brutale të Izraelit në Rripin e Gazës.
Izraeli e zgjeroi konfliktin më 1 tetor të këtij viti duke nisur një sulm në Libanin jugor.
Më shumë se 2.800 njerëz janë vrarë dhe rreth 13.000 janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori i kaluar, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.
1 Nën 2024
Liban: Deklaratat izraelite tregojnë refuzim të propozimit për armëpushim
Përshkallëzimi i fundit i Izraelit është një tregues i qartë i refuzimit të të gjitha përpjekjeve që synojnë arritjen e një armëpushimi, tha Mikati.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Gjermania paralajmëron Izraelin kundër okupimit të përhershëm në Siri
Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock shprehu shqetësim për konfiskimin nga Izraeli të territoreve në zonat e kontrolluara nga Siria në Lartësitë e Golanit, pasi kjo do të përbënte shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe do ta destabilizonte rajonin.
Erdoğan: Türkiye ka qëndruar me vendosmëri pas Libanit kundër Izraelit
Presidenti turk i bëri thirrje Komunitetit ndërkombëtar që të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj Izraelit për ta respektuar plotësisht armëpushimin në Liban, duke shtuar se si Türkiye, ashtu edhe Libani, kanë për qëllim të rindërtojnë Sirinë.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.