Udhëheqësit e vendeve të Bashkimit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar mbi ekonominë, industrinë, krizën bankare dhe energjetike dhe mbështetjen që duhet t'i jepet Ukrainës.
Samiti i liderëve të BE-së filloi në Bruksel me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve ose qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres do të marrë pjesë në pjesën e parë të samitit, i cili do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Udhëheqësit do të diskutojnë çështje të rëndësishme gjeopolitike, si lufta ruso-ukrainase dhe çështje globale si ndryshimi i klimës, si dhe siguria ushqimore dhe Marrëveshja e Korridorit të Drithit nga Deti i Zi.
Do të diskutohet edhe për luftën në Ukrainë. Në atë pjesë të samitit do të inkuadrohet edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nëpërmjet video-lidhjes.
Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë gjithashtu çështje të tjera, si vazhdimi i mbështetjes së BE-së për Ukrainën, municionet dhe armët.
Ndër të tjerash, do të flitet edhe për migrimet.
Tema kryesore e samitit do të jetë situata ekonomike dhe roli i Evropës si konkurrent në treg. Udhëheqësit do të diskutojnë hapat që do të ndërmerren për të rritur konkurrencën e industrisë evropiane.