Lufta bërthamore do të kontaminonte kryesisht tokën dhe ujin afër vendit ku përdoren armët bërthamore.     Foto: AA

Shpërthimi i armëve bërthamore do të shkaktonte prishjen e klimës së Tokës, duke kufizuar prodhimin e ushqimit tokësor dhe ujor. Një konstatim i është nxjerrë nga studimi i fundit i Universitetit Rutgers në SHBA, të cilin e kanë realizuar shkencëtarët Lili Xia dhe Alan Robock, së bashku me kolegët e tyre.

"Të dhënat na tregojnë një gjë: Ne duhet të parandalojmë që një luftë bërthamore të mos ndodhë ndonjëherë," tha Alan Robock, një profesor i shquar i shkencës klimatike në Departamentin e Shkencave Mjedisore në Universitetin Rutgers dhe bashkëautor i studimit, në deklaratën e dhënë për portalin e universitetit.

Bazuar në këtë hulumtim lufta bërthamore do të kontaminonte kryesisht tokën dhe ujin afër vendit ku përdoren armët bërthamore.

“Bloza (lëndë e zezë si pluhur), shpërndahet globalisht sapo të arrijë në atmosferën e sipërme; kështu, rezultatet tona janë të rëndësishme globalisht, pavarësisht nga kombet ndërluftuese”, thuhet në studimin e Universitetit Rutgers, të publikuar së fundmi në revistën javore Nature.

Duke nënvizuar bashkëpunimin global në parandalimin e luftës bërthamore, në këtë hulumtim theksohet se më shumë se 2 miliardë njerëz mund të vdesin nga lufta bërthamore midis Indisë dhe Pakistanit, dhe më shumë se 5 miliardë mund të vdesin nga një luftë midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë

“Ne gjejmë rënie veçanërisht të rënda të të korrave në vendet kryesore eksportuese si Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat mund të shkaktojnë lehtësisht kufizime të eksportit dhe të shkaktojnë ndërprerje të rënda në vendet e varura nga importi. Përgjigja jonë jo-tregtare ilustron këtë rrezik - duke treguar se vendet afrikane dhe të Lindjes së Mesme do të prekeshin rëndë”, thuhet në studimin e Universitetit Rutgers.

Mes tjerash, në këtë studim thuhet se në një luftë bërthamore, në një luftë bërthamore, bombat që do të shënjestronin qytetet dhe zonat industriale, do të shkaktonin edhe zjarre tepër të fuqishme, që lëshojnë sasi të madhe tymi dhe bloze lart në atmosferë, të cilat do të përhapeshin në të gjithë globin dhe do ta ftohnin planetin me shpejtësi

TRT Balkan