Aviokompania gjermane Lufthansa ka anuluar sot më shumë se një mijë fluturime për shkak të grevës së personelit të aeroporteve të kompanisë lidhur me një mosmarrëveshje për pagat.
Greva njëditore, e cila filloi në orën 03:45 të mëngjesit sipas kohës lokale ka detyruar kompaninë gjermane të anulojë pothuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut.
Ndërprerje të mëdha dhe vonesa të fluturimeve priten gjithashtu në aeroportet e Berlinit, Këlnit, Bonit dhe Dyseldorfit, duke shtuar kaosin e udhëtimeve gjatë periudhës së valës së pushimeve.
Më shumë se 134 mijë pasagjerë do të preken nga anulimet e fluturimeve, njofton Lufthansa.
Sindikata "Ver.di" po kërkon rritje pagash prej 9.5 për qind për t'ua lehtësuar punonjësve përballjen me inflacionin.
Raundi i radhës i negociatave për pagat pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Frankfurt.
27 Kor 2022
Lufthansa anulon një mijë fluturime, shkak protesta e personelit mbi pagat
Greva njëditore, e cila filloi në orën 03:45 të mëngjesit sipas kohës lokale ka detyruar kompaninë gjermane të anulojë pothuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
ShBA-ja "e shqetësuar" për "vdekjen tragjike" të aktivistes amerikane
“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga vdekja tragjike e një shtetase amerikane, Ayşenur Ezgi, sot në Bregun Perëndimor dhe zemrat tona janë me familjen dhe të dashurit e saj”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Sean Savett.
Erdoğan dënon vrasjen e aktivistes amerikane nga forcat izraelite
Deklaratat e presidentit Erdoğan erdhën pasi një aktivistja Aysenur Eygi u qëllua për vdekje nga forcat izraelite të premten gjatë një proteste kundër vendbanimeve të paligjshme izraelite në qytetin Beita të Bregut Perëndimor të pushtuar.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore