Zyrtarët e shtetit federal gjerman Rajna Veriore-Vestfalia mbrëmë hynë në "grevë paralajmëruese 24-orëshe", e cila ka çuar në anulimin e mbi 325 fluturimeve në dy aeroportet kryesore. Sindikata Ver.di theksoi se greva paralajmëruese është organizuar në aeroporte, kopshte, spitale dhe institucione komunale. Administrata e aeroporteve Këln/Bon dhe Dusseldorf njoftoi se janë anuluar mbi 325 fluturime. Punëdhënësit ofruan një rritje pagash prej 5 për qind për punonjësit në vetëqeverisjen federale dhe lokale dhe 2.500 euro ndihmë të njëhershme, megjithatë, sindikatat e refuzuan ofertën si të pamjaftueshme. Sindikatat kërkojnë rritje të pagave me 10,5 për qind ose rritje shtesë prej së paku 500 euro në muaj. Vazhdimi i negociatave për pagat është planifikuar për 27 mars.
27 Shk 2023
Greva në shtetin gjerman Rajna Veriore-Vestfalia anulon 325 fluturime
Sindikata Verdi theksoi se greva paralajmëruese është organizuar në aeroporte, kopshte, spitale dhe institucione komunale.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore