Shkollat palestineze në Kudsin Lindor të pushtuar hynë në grevë sot si shenjë proteste ndaj përpjekjeve izraelite për të imponuar libra shkollorë që palestinezët thonë se synojnë të zhdukin identitetin e tyre kombëtar.
Greva njëditore u organizua si përgjigje të një thirrjeje nga një koalicion i fraksioneve kombëtare dhe islame në qytet.
"Ne kundërshtojmë përpjekjet e Izraelit për të imponuar kurrikulën e tij. Ne nuk do të pranojmë asgjë përveç kurrikulës palestineze për edukimin e fëmijëve tanë", theksoi koalicioni në një deklaratë.
Nëpërmjet kësaj deklarata ata u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante ndërkombëtare që të ngrihen dhe të frenojnë okupimin (izraelit) dhe degët e tij ekzekutive dhe të mbrojnë institucionet e tyre arsimore.
Kreu i Qendrës së Kudsit për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike, Ziad al-Hammouri tha se palestinezët janë "të vetëdijshëm për sulmin izraelit" në shkollat e tyre.
"Greva është një formë e refuzimit të kurrikulës së shtrembëruar që autoritetet izraelite po përpiqen t'u imponojnë nxënësve tanë, e cila synon të fshijë identitetin palestinez dhe fetar", tha Al-Hammouri për AA.
Javët e fundit, një numër shkollash ishin kundër, siç thonë ata, përpjekjes së Tel Avivit për "izraelizimin" e arsimin në qytet.
19 Sht 2022
Shkollat e Kudsit fillojnë grevën, kundërshtojn tekstet izraelite
Kreu i Qendrës së Kudsit për të Drejtat Sociale dhe Ekonomike, Ziad al-Hammouri tha se palestinezët janë "të vetëdijshëm për sulmin izraelit" në shkollat e tyre.
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.