Macron: Flamuri rus nuk mund të valëvitet në Olimpiadën "Paris 2024"

Macron: Flamuri rus nuk mund të valëvitet në Olimpiadën "Paris 2024"

"Paris 2024" do të organizojë Lojërat Olimpike Verore nga 26 korriku deri më 11 gusht.
Macron: Flamuri rus nuk mund të valëvitet në Olimpiadën "Paris 2024" / Foto: AA

Flamuri rus nuk mund të valëvitët në Lojërat Olimpike të verës së ardhshme në Paris, deklaroi të mërkurën presidenti francez, Emmanuel Macron.

"Rusia nuk ka vend (në Lojërat Olimpike) në një kohë kur ajo kryen krime lufte dhe depërton fëmijë", tha Macron për të përditshmen sportive franceze "L'Equipe".

Macron shprehu besim të plotë në vendimet e Komitetit Olimpik për atletët që marrin pjesë në lojëra si individë, duke iu referuar atletëve nga Rusia dhe aleatit të saj Bjellorusisë, të cilët mund të garojnë individualisht, jo nën flamujt përkatës të vendeve të tyre.

Ai gjithashtu pranoi se atletët rusë që janë përgatitur për lojërat gjatë gjithë jetës së tyre mund të jenë viktima të kësaj situate.

Për mënyrën se si të dallohen atletët që mbështesin Moskën dhe ata që janë viktima të saj, ai tha: "Kjo është pyetja e vërtetë dhe bota olimpike ka diçka për të thënë rreth kësaj".

"Ky është balancimi që ne duhet të bëjmë", shtoi ai.

Paris 2024 do të organizojë Lojërat Olimpike Verore të vitit të ardhshëm nga 26 korriku deri më 11 gusht. Kjo do të jetë hera e tretë që kryeqyteti francez organizon Lojërat, por me një distancë gati njëshekullore. Hera e fundit ishte në vitin 1924.

Rusia filloi luftën e saj kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Si pjesë e sanksioneve, klubet sportive dhe kombëtaret ruse u përjashtuan nga garat e futbollit të FIFA-s dhe UEFA-s.

Kombëtarja ruse u skualifikua më parë nga UEFA EURO 2022 për femra dhe u zëvendësua nga Portugalia.

Klubet dhe skuadrat ruse gjithashtu nuk mund të luajnë në garat ndërkombëtare të futbollit dhe basketbollit, përfshirë Ligën e Kampionëve të UEFA-s, Ligën Evropiane Turkish Airlines në basketboll dhe kampionatin evropian të futbollit të vitit të ardhshëm në Gjermani, EURO 2024.

Ndërkohë në kampionatet kryesore të tenisit, përfshirë French Open (Roland Garros), tenistët rusë dhe bjellorusë kanë garuar nën një flamur neutral

AA