Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, iu drejtua opinionit pas pushimit trejavor.     Foto: AA

Në një mesazh inkurajues, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi popullin francez që të jetë i përgatitur për "sakrifica" pasi vendi po përballet me "fundin e bollëkut" pas krizave të njëpasnjëshme.
"Ajo që po kalojmë është një ndryshim i madh, një përmbysje e madhe", tha Macron gjatë takimit të kabinetit në Pallatin Elysee pas pushimit trejavor. Ai përmendi "krizat e njëpasnjëshme serioze" nga destabiliteti i shkaktuar nga lufta në Ukrainë deri te efektet shqetësuese të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë thatësirën e paprecedentë që ka kapluar të gjithë vendin.
Macron shtoi se Franca tani përballet me një "fund të bollëkut", i cili ishte i dukshëm që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në fillim të vitit 2020, në aspektin e financave publike, mungesave të materialeve të caktuara dhe avarisë në zinxhirin e furnizimit. Mes tjerash ai i paralajmëroi francezët se ata mund të përballen me pasojat.
"Liria jonë ka një kosto, dhe ndonjëherë kur duhet mbrojtur, mund të nënkuptojë sakrifica", tha presidenti francez.
Macron u kërkoi gjithashtu anëtarëve të qeverisë së tij që të veprojnë me seriozitet dhe besueshmëri ndërsa trajtojnë krizën dhe "të mos dorëzohen para demagogjisë", duke iu referuar në mënyrë të qartë faktit se si shoqëria shpesh ia hedh fajin të huajve dhe pakicave në kohë të vështira.

AA