Macron: Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës dëshmi se Putini nuk dëshiron paqe. / Foto: AA Archive

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës tregojnë se presidenti rus Vlladimir Putin nuk dëshiron paqe.

Macron iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Buenos Aires, kryeqyteti i Argjentinës, ku zhvilloi kontakte zyrtare përpara Samitit të liderëve të G20, të organizuar nga Brazili.

“Besoj se është e qartë që qëllimi i Putinit është të intensifikojë armiqësitë. Kjo është e dukshme prej javësh,” tha Macron.

Duke theksuar se intensiteti i sulmeve ndaj Ukrainës tregon se Putin "nuk dëshiron paqe dhe nuk është i gatshëm për kompromis," Macron nënvizoi se ata kanë "përgjegjësinë për të detyruar Rusinë të ndalojë këto sulme."

Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva sot do të mirëpresë liderët e Samitit të G20-s në Rio de Zhaneiro.

TRT Balkan / agjencitë