MB-ja bashkë me vendet ballkanike do të parandalojnë migracionin ilegal / Photo: AA

Mbretëria e Bashkuar do të nënshkruajë marrëveshje të reja me vendet e Ballkanit Perëndimor për të trajtuar migracionin e paligjshëm, raportoi BBC-ja.

Marrëveshjet do të rrisin shkëmbimin e informacionit të inteligjencës dhe bashkëpunimin me Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për të kapur dhe arrestuar kontrabandistët, me qëllim që të shkatërrohen modelet e tyre të biznesit në burim.

Qeveria britanike deklaroi se rajoni është një rrugë kyç e përdorur nga ata që përfundojnë ilegalisht në Bashkimin Evropian ose në Mbretërinë e Bashkuar, me gati 100.000 migrantë që kanë kaluar nëpër Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar.

TRT Balkan / agjencitë